Politika e privatësisë — Jumpa
Përditësuar: [data e publikimit]
1. Kush jemi
Jumpa ([emri ligjor i shoqërisë], NIPT [ ], [adresa]) ofron aplikacionin Jumpa për lojtarët dhe panelin e menaxhimit për qendrat sportive. Për çdo pyetje për të dhënat e tua: [email protected].
Kur rezervon në një qendër, edhe qendra merr të dhënat e rezervimit (emri, telefoni, ora, pagesa) dhe i përdor për shërbimin e saj. Për to qendra është përgjegjëse bashkë me ne.
2. Çfarë të dhënash ruajmë
| E dhëna | Nga vjen | Pse |
|---|---|---|
| Emri, mbiemri, alias-i, email-i, telefoni, ditëlindja, gjinia | Hyrja (Google/email) dhe profili yt | Llogaria, rezervimet, kontakti nga qendra |
| UID-i i llogarisë Firebase | Hyrja | Identifikimi i llogarisë |
| Rezervimet (qendra, fusha, ora, çmimi, statusi, pagesa, pjesëmarrësit) | Rezervimet e tua ose të stafit të qendrës | Shërbimi i rezervimit, regjistrat e qendrës |
| Vlerësimet që shkruan për qendrat dhe skuadrat | Ti | Shfaqen publikisht me emrin dhe inicialin e mbiemrit |
| Profilet sportive (niveli, pozicioni, ELO) dhe skuadrat | Ti | Gjetja e lojtarëve dhe e skuadrave |
| Njoftimet në aplikacion dhe preferencat e njoftimeve | Sistemi | T'ju njoftojmë për rezervimet dhe ftesat |
| Anëtarësitë dhe ftesat në stafin e një qendre | Qendra | Aksesi në panel |
| Adresa IP dhe veprimet në panel (regjistri i auditimit) | Sistemi | Siguria dhe hetimi i abuzimeve |
| Log-et teknike dhe raportet e gabimeve | Sistemi | Funksionimi dhe rregullimi i gabimeve (pa token-at e hyrjes, pa fjalët e kërkimit) |
Nuk shesim të dhëna dhe nuk i përdorim për reklama.
3. Baza ligjore
- Kontrata: llogaria dhe rezervimet (pa to shërbimi s'funksionon).
- Interesi legjitim: siguria, regjistri i auditimit, log-et, raportet e gabimeve.
- Detyrimi ligjor: regjistrat e pagesave dhe të faturimit, sa kohë i kërkon ligji.
- Pëlqimi: njoftimet për oferta (mund t'i fikësh te profili).
4. Me kë i ndajmë
- Qendra ku rezervon: të dhënat e rezervimit dhe kontakti yt.
- Lojtarët e tjerë: emri dhe inicial i mbiemrit te vlerësimet dhe ndeshjet e përbashkëta.
- Ofruesit që na shërbejnë (përpunues, me marrëveshje):
- Google Firebase: hyrja dhe njoftimet push, [rajoni];
- Hetzner Online: serverët ku xhirojnë aplikacioni dhe baza e të dhënave, BE (Helsinki, Finlandë);
- Cloudflare R2: kopjet rezervë të bazës, BE;
- Cloudflare: rrjeti dhe mbrojtja nga sulmet;
- Sentry: raportet e gabimeve, kur është i aktivizuar;
- PayPal: pagesat online (kur të aktivizohen).
Disa nga këta ofrues i përpunojnë të dhënat jashtë Shqipërisë/BE-së. Në ato raste mbështetemi te [klauzolat standarde kontraktuale ose baza tjetër që përcakton juristi].
5. Sa kohë i mbajmë
- Llogaria: derisa ta fshish.
- Rezervimet: derisa ta fshish llogarinë. Pas fshirjes mbeten te qendra pa emrin tënd (shih §6), sepse janë edhe regjistrat e saj.
- Pagesat dhe faturat: 10 vjet pas mbylljes së vitit financiar, siç kërkon ligji për kontabilitetin (ligji nr. 25/2018, neni 8). Pas fshirjes së llogarisë mbeten pa emrin tënd.
- Regjistri i auditimit: 12 muaj, pastaj fshihet automatikisht.
- Log-et teknike dhe raportet e gabimeve: deri në 30 ditë.
- Mesazhet që na dërgon me email: 2 vjet pas mesazhit të fundit.
- Kopjet rezervë të bazës: 30 ditë. Një llogari e fshirë zhduket prej tyre kur skadon kopja e fundit që e përmban.
6. Të drejtat e tua
- Akses dhe transferim: te Profili → "Të dhënat e mia" → Shkarko të dhënat merr një skedar JSON me gjithçka që ruajmë për llogarinë. Regjistrin e auditimit e jep platforma me kërkesë.
- Korrigjim: ndrysho profilin vetë, ose na shkruaj.
- Fshirje: te Profili → "Të dhënat e mia" → Fshi llogarinë, ose te aplikacioni.
- Hiqen emri, email-i, telefoni, ditëlindja, profilet sportive, njoftimet, anëtarësitë në skuadra dhe llogaria e hyrjes.
- Rezervimet, pagesat dhe vlerësimet mbeten te qendrat me emrin "Përdorues i fshirë", sepse janë edhe regjistrat e tyre.
- Nëse je pronar i një qendre ose ke rezervime të ardhshme, duhet ta zgjidhësh atë më parë (aplikacioni ta thotë).
- Kundërshtim dhe kufizim: na shkruaj te [email protected].
- Ankesë: te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale (idp.al), ose tek autoriteti i vendit tënd në BE.
U përgjigjemi kërkesave brenda 30 ditëve. Nëse një kërkesë është e ndërlikuar, afati mund të zgjatet deri në 60 ditë dhe të njoftojmë brenda 30 ditëve të para (ligji nr. 124/2024, neni 12).
7. Siguria
- Lidhjet janë të enkriptuara (HTTPS).
- Çdo qendër sheh vetëm të dhënat e veta (izolim në nivel baze të dhënash).
- Aksesi i stafit regjistrohet.
- Fjalëkalimet nuk i ruajmë ne: hyrjen e menaxhon Google Firebase.
8. Fëmijët
Për të hapur një llogari duhet të jesh të paktën 16 vjeç. Sipas ligjit nr. 124/2024 (neni 8) dhe GDPR-së (neni 8), të dhënat e një fëmije nën 16 vjeç përpunohen vetëm me pëlqimin e prindit ose të kujdestarit, dhe këtë pëlqim aplikacioni s'e mbledh ende. Prandaj:
- Aplikacioni nuk pranon një ditëlindje nën 16 vjeç.
- Për një fëmijë nën 16 vjeç rezervon prindi ose kujdestari nga llogaria e vet, ose shkolla sportive te qendra.
- Nëse mëson se një fëmijë nën 16 vjeç ka krijuar llogari, na shkruaj te [email protected] dhe e fshijmë.
9. Ndryshimet
Kur e ndryshojmë këtë politikë, të njoftojmë në aplikacion para se ndryshimet të hyjnë në fuqi.